Arrest shtëpie për 22 vjecaren Silvana Muho.
Është ky vendimi i gjykatës së rrethit gjyqsor të Vlorës pas seancës së zhvilluar sot në ambientet e Spitalit rajonal të Vlorës.Seanca është zhvilluar në dhomën 12 atje ku 22 vjecarja Muho po trajtohet me sherbim shëndetësor.
Advertisement
Seanca është drejtuar nga gjyqtari Enkel Peza ndërsa prokurore e cështjes është Eranda Lazaj.
22 vjecarja Silvi Muho u përfshi në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në autostradën Vlorë -Levan ku si pasojë humbi jetën 23 vjecarja Anxhela Çapo.
Advertisement
22 vjecarja pritet ti nënshtrohet një operacioni në këmbë në ditët në vijim.