E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Greqi. Shqiptari më I famshëm në këtë vend, Alket Rizai, personazh I cili njihet për më tepër për arratisjet spektakolare nga burgu, është kapur teksa lëvizte me një BMW me dy persona të tjerë, një emer I njohur në Greqi sidomos për jetën e natës dhe një shqiptar tjetër I kërkuar për vepra të rënda penale.
Deri këtu nuk ka asgjë të habitshme, përvec faktit se Alket Rizai mendohej se ishte në burg nisur edhe nga rrezikshmëria e tij.
Sipas mediave greke, makina tip “BMË” me xhama të zinj u ndalua rastësisht nga efektivet grek dhe më pas gjatë kontrollit u kuptua se kush ishte brenda.
Mediat fqinjë bëjnë të ditur se Alket Rizai kishte sigururuar leje nga burgu i Domokos por nuk dihet sesi ka mundësi që autoritetet e kanë lejuar një gjë të tillë.
Ndërkohë policia në këtë rast është marrë më shumë me shqiptarin tjetër që rezulton I shpallur në kërkim për vrasje ndonëse emri nuk është bërë I ditur.