Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ditën e sotme ka dhënë një deklaratë shpresëdhënëse për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.
Sipas medive, ai ka thënë brenda disa viteve 1/4 e anëtarëve të BE të jenë vende të Ballkanit. Ndër të tjera ai ka thënë se Greqia do të jetë plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të integrimit Evropian.
“Për disa vjet, ne mund të parashikojmë një Bashkim në të cilin të paktën një e katërta e anëtarëve të tij janë vendet e Ballkanit.
Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë. Angazhimi ynë është afatgjatë. Ajo reflektohet në Agjendën e Selanikut që u miratua në 2003.
Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj këtij procesi sepse besojmë se është rruga e vetme drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në BE si një e tërë. ”– tha Dendias.
Po ashtu ministri i jashtëm grek i ka bërë thirrje BE-së të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me pandeminë.