Një 39-vjeçar nga Torino ka vrarë gruan dhe djalin e tij 5 vjeç. Më pas, ai tentoi të vriste edhe veten e tij, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Vrasja e dyfishtë ndodhi pas një sherri në familje. Autori i krimit tashmë është i shtruar në një spital, jashtë rrezikut për jetën.
Karabinierët u njoftuan nga fqinji, i cili u zgjua në mes të natës nga britmat.
Nga hetimet e kryera rezultoi se gruaja kishte vendosur që të divorcohej nga burr i saj.
Advertisement