Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Torino të Italisë në orët e natës. Një 39-vjeçar u mori jetën gruas dhe djalit 5-vjeçar, për shkak se bashkëshortja i kishte kërkuar divorcin.
Më pas ai u përpoq të vetëvritej, duke u hedhur nga ballkoni, por tani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Sapo të marrë veten, ai do të prangoset. Autori i krimit të rëndë është identifikuar si Alexandro Riçio, ndërsa gruaja e tij që humbi jetën, Teodora Casasanta. Policia u lajmërua nga një fqinj, i cili u zgjua nga britmat.