Ministria e Punëve të brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 219 sanksione në trafik.
13 gjoba janë vendosur për vozitje pa patentë shoferi, 10 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 8 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 8 gjoba janë vendosur për kalim në semafor të mbyllur.
Për vozitje nën ndikim të alkoolit janë vendosur katër gjoba, 14 për përdorim të telefonit mobil gjatë vozitjes, 8 për mos-përdorim të rrypit të sigurisë si dhe 88 gjoba për parkim jo të rregullt.
Advertisement
The post Shkup: 219 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.