Kryemadhi: Synimi i programit tonë, gruaja të jetë pjesë e vendimmarrjes, jo thjesht numër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi: Synimi i programit tonë, gruaja të jetë pjesë e vendimmarrjes, jo thjesht numër

Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim këtë të enjte me gratë në Përrenjas. Kryetarja e LSI-së theksoi se një nga problemet kryesore që kanë familjet shqiptare është papunësia.

Synimi i programit të LSI-së, shtoi Kryemadhi, është që gruaja të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe jo thjesht numër.

“Ne e ndjejmë që një nga problemet kryesore që kanë familjet shqiptare është papunësia. Dhe papunësia e një nëne, e një gruaje është në numrat më të lartë që kemi pasur ndonjëherë. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i mos krijimit të hapësirave dhe bllokimit të ekonomisë, dobësimit të klimës së biznesit. Sepse në fund të fundit një ekonomi e çlirët i krijon më shumë hapësira fuqizimit ekonomik të gruas. Ajo që ne e themi dhe që është e domosdoshme, është që një grua e fuqishme dhe e pavarur ekonomikisht, është një hapësirë goxha e madhe për fuqizimin e familjes dhe aq më shumë edhe për fuqizimin e brezit të ri dhe shoqërisë, sepse në fund të fundit shoqëria varet nga një brez i ri.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy