RINAS/ Ulet tarifa e pasagjerit, “Kastrati Group” synon 100 mln euro investime në Aeroport

Pinterest LinkedIn Tumblr +
RINAS/ Ulet tarifa e pasagjerit, “Kastrati Group” synon 100 mln euro investime në Aeroport

Tirana International Airport do të ulë tarifën e pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 euro. Ky vendim vjen nga kompania shqiptare “Kastrati Group” e cila tashmë zotëron 100% të kapitalit aksionar.

 

COSTANTIN VON ALVERSLEBEN

DREJTOR I PERGJITHSHEM EKZEKUTIV, TIA

Advertisement

 

Tirana International Airport ka patur një vendim dje për të ulur tarifën e pasagjerit nga 12.5euro  në 10 euro dhe sigurisht kjo përkthehet në një kosto më të lirë për kompanitë ajrore të cilat përcaktonjë cmimin e biletës. Ne presim që cmimi i biletës të jetë më i reduaktuar, gjë që mund të përkthehet në më shumë udhëtime për pasagjerët, pasi kostoja do jetë me e ulët dhe do të ketë numër më të lartë pasagjerësh.

 

Ambicia e aksionerëve të rinj të “Kastrati Group” është të investojnë 100 milion euro në infrastrukturë dhe kapacitete akomoduese.

Advertisement

 

Është një paketë investimesh afatgjata. Gjithashtu është përpiluar një plan investimi që do të prekë pistën, zgjatjen e pistës, rrugët lidhëse dhe sigurisht është një plan akomodimi për dysfishimin e  numrit të pasagjerëve nga TIA nga 3 në 6 milionë pasagjerë në vit.

 

Objektiv i ri i “Kastrati Group” është prania e kompanive të tjera low cost.

Advertisement

 

Tërheqja e kompanive low cost eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme sepse është një treg që po rritet shumë shpejt, ndërkohë  aktualisht  TIA  ka kompani low cost.

 

Përvec uljes së tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndyshimit të kontarës koncensionare është liberalizimi i tregut të karburantit  të avionëve, që për rrjedhojë do të sjellë ulje të cmimit të biletave.

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy