Atentat në Mamurras, plumba për hakmarrje?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentat në Mamurras, plumba për hakmarrje?!

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 14:00 të kësaj të enjte në Mamurras.

Nga të dhënat e para mësohet se kemi të bëjme me një atentat.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri shtetasi Myslim Lika.

65 vjecari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjëndje të rëndë.

Advertisement

Objektivi i sulmit është I afërm i Bujar Likës, biznesemenit I cili u ekzekutua në një atentat afër fshatit Gjorm ë Kurbiniut në maj 2020.

Bujar Lika ndodhej në një restorant bashkë me mikun e tij biznesmen Paulin Gjergji kur persona të armatisur u futën në lokal dhe I qëlluan me armë për vdekje.

Për këtë ngjarje Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy