“Dy persona, njëri në Manastir dhe njëri në Veles janë arrestuar në lidhje me rastin ‘Dhoma Publike’, ndërsa merren masa dhe aktivitete edhe ndaj personave tjerë”.
Këtë e ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski shkruan se punojnë në koordinim me Prokurorinë Publike, me qëllim që të zbardhet rasti dhe të dënohen fajtorët.
Ndryshe, pas një viti, sërish u aktivizua grupi “Dhoma Publike” në rrjetin social “Telegram”, në të cilin shpërndahen foto eksplicite të vajzave nga Maqedonia, gjithashtu edhe kontaktet e tyre./Telegrafi/
Две лица, едно во Битола и едно во Велес се приведени во врска со случајот Јавна соба, а се преземаат мерки и активности…
Posted by Oliver Spasovski on Thursday, 28 January 2021
The post Spasovski: Janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin “Dhoma publike” appeared first on Telegrafi.