Aplikacioni popullor kinez i videove të shkurta TikTok po shkurton vendet e punës në Indi pasi qindra miliona përdorues e hoqën atë për të respektuar një ndalesë të Qeverisë për dhjetëra aplikacione kineze pas një konflikti ushtarak midis dy vendeve.
“Me trishtim të thellë ju njoftojmë se duhet të shkurtojmë disa vende pune në Indi”, thuhet në një deklaratë të TikTok të mërkurën.
Në deklaratë nuk jepen detaje, mirëpo mediat raportojnë se kompania ka më shumë se 2000 të punësuar në Indi.
Ditë më parë, Qeveria indianë bërë të ditur se ka ndaluar 59 aplikacione kineze, duke përfshirë këtu edhe TikTok-un. Në njoftimin e Qeverisë indiane thuhet se këto aplikacione po dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin e Indisë.
Advertisement