Moti nesër do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhoj do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.
Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qëndrës. Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në pjesën më të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -9°C deri në 4°C
zonat e ulëta -6°C deri në 10°C
zonat bregdetare -2°C deri në 12°C