Hapësirë e gjelbër tek Mavrovasja, projekti në vlerë prej 300 mijë eurove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hapësira publike në katin e dytë pranë Q.T. Mavrovasja do të gjelbërohet. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim mes Qytetit të Shkupit, Komunës së Çairit dhe Këshillit të pronarëve të Qendrës Tregtare. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se me këtë projekt do të gjelbërohet udhëkryqi më i frekuentuar në kryeqytet, me mbi 70 mijë vetura në ditë.

“Këtë vend vendosëm ta bëjmë me kulm të gjelbër për dy arsye, e para për të dëshmuar qasjen time të barabartë në të gjitha aspektet dhe e dyta ta zëvendësojmë gjelbërimin i cili në çmendurinë e projektit ‘Shkupi 2014’ afër kësaj qendre tregtare, tek rektorati, u shkatërrua me qëllim që të ndërtohen ndërtesa baroku të cilat nuk janë as pjesë e kampusit universitar”, tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, theksoi se gjelbërimi i kësaj zone do të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të kësaj pjese.

“Bëhet fjalë për gjelbërimin e kësaj zone e cila do të jetë mbi 3000 m2. Dukshëm do të përmirëson imazhin, do të rrisë numrin e konsumatorëve këtu, por po ashtu do të kontribuojnë shumë edhe në aspektin ekologjik dhe pastrimin e ajrit”, tha Visar Ganiu, Kryetar i Çairit.

Advertisement

Projekti është në fazë tenderimi, ndërsa pritet të kushtoj rreth 300 mijë euro. Autor i projektit është arkitekti Besian Mehmeti, ndërsa është donacion nga Këshilli i pronarëve të Q.T. Mavrovasja. Hapësira parashikohet të shfrytëzohet vetëm për qytetarët por jo edhe për banakë dhe biznese tjera./Alsat/

The post Hapësirë e gjelbër tek Mavrovasja, projekti në vlerë prej 300 mijë eurove appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy