Granada e Spanjës u godit nga një valë tërmetesh mbrëmjen e të martës. Rreth 20 tërmete tronditën zonën e Granadës, teksa shtatë lëkundje u regjistruan në më pak se gjysmë ore.
Tri nga goditjet ishin me mangitudë mbi katër, ku më i fuqishme ishte 4.5. Qindra njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe të bëjnë gjumin në makina e parqe. Disa orë më vonë ata u kthyen në shtëpitë e tyre, kur u ndjenë disi më të sigurtë për situatën.
“Këtë herë një pjesë e njërës prej dritareve të mia është plasaritur. Pati shumë tërmete brenda një kohe të shkurtër dhe ne jemi shumë të frikësuar”, tha një qytetar.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se po vëzhgonte nga afër situatën, duke shtuar: “Unë e kuptoj shqetësimin e mijëra njerëzve. Është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë dhe të ndjekim këshillat e shërbimeve të urgjencës. Ne besojmë se gjërat do të kthehen në normalitet së shpejti.”
Ekspertët presin që zona të preket nga një numër tërmetesh të vogla gjatë ditëve të ardhshme.
Deri më tani tërmetet nuk kanë shkaktuar ndonjë viktimë, por çarje në ndërtesa e dëme të tjera materiale.
Tërmeti i fundit i madh i madh i Spanjës ishte në vitin 2011 kur nëntë njerëz vdiqën dhe dhjetra u plagosën.