Hoxha: Miratohet plani për vaksinim kundër COVID-19, do të bëhet në tre faza

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Muhamed Hoxha, sot në konferencë për shtyp tha se në seancën e djeshme, Qeveria e ka miratuar planin për vaksinimin e popullsisë.

Hoxha tha se vaksinimi do të bëhet në tre faza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

““Vaksina në Republikën e Maqedonisë do të realizohet në 3 faza, me ç’rast janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve. Fazat e vaksinimit do të varrën nga arritja e vaksinave në vendin tonë dhe grupeve me prioritet në vendin tonë. Tre grupe kryesore janë me prioritet që të mund të sigurohet funksionimi i sistemit shëndetësor, të mbrohen personat me rrezik më të lartë nga sëmundja, komplikimet dhe vdekja dhe të realizohen shërbimet themelore të infrastrukturës kritike”, tha Muhamet Hoxha.

Ndërkohë i pyetur se pse deri tani nuk kanë arritur vaksinat në vendin tonë, Hoxha tha se Ministria e Shëndetësisë do të njoftoj detajisht opinionin lidhur me këtë./Telegrafi/

Advertisement

 

 

The post Hoxha: Miratohet plani për vaksinim kundër COVID-19, do të bëhet në tre faza appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy