Një sasi prej 800 gramesh kokainë është sekuestruar nga policia e Tiranes pas finalizimit të operacionit te koduar “Klienti”, ku jane vënë në pranga dy persona, njëri nga të arrestuarit, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Te arrestuarit jane 35 vjecari me inicialet B.S. dhe 33 vjecari A.A.. Sipas njoftimit te policise 35 vjeçari B.S., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.
Në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.