Pastrohet bora e cila mbuloi rrugën përgjatë lagjes së vilave në Kodrën e Diellit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të një ere të fuqishme me borë është mbuluar rruga në lagjen e vilave në Kodrën e Diellit gjatë natës së kaluar.

Pronarët e vilave thonë se janë kapluar nga situata dhe ka familje dhe vizitorë të cilët për shkak të situatës nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre. Presin që kompetentët ta pastrojnë rrugën.

“Rreth mesnatës filluan reshje intensive të borës, por edhe erë e fuqishme. Për gjysmë ore u ndal edhe rryma. Rruga tërësisht ishte mbuluar me borë. Nga Komuna e Tetovës si kompetentë për lagjen filluan të pastronin sot rreth orës 11.00-11.30. Konsideroj se po të vinin më shpejtë deri më tani do të pastrohej, kështu mbetet deri në mbrëmje të largohet bora nga rruga, e cila qon kah lagjja”, tha Havzi Rizvani, kryetar i bashkësisë lokale dhe shoqatës së qytetarëve pronarë të vilave në Kodrën e Diellit.

Sipas vlerësimeve të shoqatës rreth 650 vila në gjysmën e tyre kishte njerëz.

Advertisement

The post Pastrohet bora e cila mbuloi rrugën përgjatë lagjes së vilave në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy