Pajisja që i tregon punëdhënësit se a jeni të kënaqur me punën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teknologjia ka përparuar aq shumë sa tashmë është bërë e mundur që pronarët e kompanive të mund të kuptojnë edhe nëse punëtorët janë të kënaqur apo jo me punën që bëjnë.

Pajisja më e fundit e quajtur “Moodbeam” është si një lloj orë dore, e cila ka dy pulla, një të verdhë dhe një të kaltër. Ideja është që ju duhet të shtypni të verdhën nëse jeni të lumtur dhe të kaltrën kur nuk jeni të lumtur, shkruan BBC.

E synuar për kompanitë të cilat dëshirojnë të vëzhgojnë mirëqenien e stafit të tyre që punon nga shtëpia, qëllimi i pajisjes është që punëtorët ta përdorin atë për të shprehur kënaqësitë apo pakënaqësitë e tyre, varësisht se si ndihen.

“Bizneset po provojnë të qëndrojnë në lidhje të vazhdueshme me ata që punojnë nga shtëpitë. Kështu, në vend se t’i thërrasin vazhdimisht dhe t’i pyesin se si janë, kjo mund të bëhet nga vetë punëtorët me vetëm një shtypje”, është shprehur themeluesja e “Moodbeam” Christina Colmer McHugh.

Advertisement

Ideja për këtë produkt asaj i erdhi pasi kishte vërejtur se vajza e saj nuk po kalonte mirë në shkollë dhe ajo donte që të dinte vazhdimisht se si po ndihej ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy