PD: Në Tiranë pastrohen paratë e mafias italiane me tenderat publikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD: Në Tiranë pastrohen paratë e mafias italiane me tenderat publikë

Partia Demokratike ka reaguar përmes ish-deputetes Grida Duma lidhur me përgjimet e antimafias italiane. Sipas opozitës ato konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane.

 

GRIDA DUMA

ISH-DEPUTETE E PD

Advertisement

 

Korrupsioni, babëzia për pasuri, pangopësia e ka shndërruar qeverinë e Edi Ramës dhe njeriun e tij Erion Veliaj, në një vegël absolute të mafies. Historia është përsëritur. Pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias Italiane ka rënë Erion Veliaj. Përgjimet tronditëse konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafies dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

 

Opozita i kërkon Prokurorisë Speciale për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hetojë çështjen.

Advertisement

 

GRIDA DUMA

ISH-DEPUTETE E PD

 

Advertisement

Megjithëse provat i kanë të gatshme nga kolegët italianë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion nuk ka bërë asnjë veprim për të nisur hetimet për Erion Veliajn dhe implikimet e tij me biznesin e mafies italiane. Arben Kraja, të lërë intervistat në media e të kryejë detyrën. Të zbatohet së paku standardi i vendosur për Tahirin. SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.

 

Premtimi i Partisë Demokratike nëse do të jetë fituese e zgjedhjeve të Prillit është çrrënjosja e korrupsionit qeveritar dhe ndëshkimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në afera të tilla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy