Emigrantët, regjistrim online/ Ministria: Adresat e sakta, përmes portalit e-albania

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigrantët, regjistrim online/ Ministria: Adresat e sakta, përmes portalit e-albania

Shqiptarëve që banojnë jashtë vendi u kërkohet të regjistrohen. Pa qenë e nevojshme të kthehen në atdhe, të gjithë procedurën e identifikimit përmes adresave të sakta mund ta kryejnë në portalin e-Albania.

 

Kjo kërkesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme përveç domosdoshmërisë së institucionit për të zotëruar të dhëna të sakta të numrit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, i shërben edhe një tjetër procesi, atij të mundësimit të votë së emigrantëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Advertisement

Pa saktësimin e adresave, emigrantët nuk do të mund të ushtrojnë vullnetin politik, gjithnjë nëse ata dëshirojnë që të votojnë nga aty ku banojnë. Deri më tani mundësimi i votës së emigrantëve është ende pezull. Prej 9 Janarit ky proces vazhdon të jetë në konsultim.

 

Komisioni Rregullator nuk është mbledhur për të përcaktuar përfundimisht sesi do të votojnë emigrantët. KQZ është deklaruar se do të ngrejë një sistem ku do të regjistrohen të gjitha kërkesat për të votuar të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, pasi ata të kenë deklaruar vendbanimet e sakta.

 

Advertisement

Të dhënat e deritanishme nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile flasin për një shifër të ulët të shqiptarëve jashtë vendit të regjistruar me adresat e sakta, vetëm 921. Nga kjo e dhënë, 854 prej tyre ushtrojnë të drejtën e votës, me numrin më të lartë në qarkun e Tiranës.

 

Duket se për zgjedhjet e përgjithshme të 2021, vota e emigrantëve do të jetë një premtim i i vështirë për t’u mbajtur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një vendimmarrje për mënyrën e regjistrimit, votimit dhe as një faturë financiare për të gjithë procesin.

 

Advertisement

Me gjithë qëndrimet publike, në mbledhjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi mes përfaqësuesit politikë, nuk u gjet dakordësia për mundësimin e votës së emigrantëve më 25 Prill, duke e lënë atë peng të vendimmarrjes politike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy