Dy funksionarë publikë të bashkisë Kamëz janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Dritan Nikolli me detyrë kryeinspektor për mbrojtjen e territorit dhe Ermal Baçi, inspektor pranë këtij institucioni, kanë lejuar ndërtime pa leje në territorin e bashkisë kamëz, kundrejt përfitimeve monetar.
Advertisement
Po ashtu, ata kane lejuar edhe ngritjen e objekteve pa leje, duke qenë në dijeni të paligjshmërisë së tyre.
Gjykata e posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, pas hetimeve 6 mujore të spak, ka pranuar akuzat për favorizime dhe shpërdorim detyre të dy funksionarëve.
Advertisement
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këto afera.