Maqedoni: Nuk ka prezencë të variantit britanik të COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Rezultatet e analizave që janë bërë në laboratorin e ASHAM kanë treguar se tek ne nuk ka mutacion të coronavirusit, të ngjashëm me variantin që u shfaq në Britani të Madhe”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se sëmundja COVID-19 është ende e pranishme në vend dhe akoma nuk është koha për të zbutur masat.

“Megjithëse numri i personave të infektuar rishtazi po bie, ne ende duhet të jemi të kujdesshëm, sepse tani shkollat ​​kanë filluar të funksionojnë përsëri. Të gjitha masat e mbrojtjes mbeten. Javën e ardhshme do të analizojmë situatën dhe bazuar në atë do të sjellim masa dhe rekomandime të tjera”, tha Filipçe.

Ai foli edhe për vonesat e arritjes së vaksinave në vend, ku tha se arsyeja është presioni që po i bëhet kompanisë Pfizer nga të gjitha vendet.

Advertisement

“Mendoj se ne këtu shumë mirë mund ta zhvillojmë procesin e imunizimit, dhe falënderojë për ftesën, por ne do të mbetemi këtu për t`i vaksinuar qytetarët tanë me prioritet siç janë definuar grupet”, tha Filipçe./Telegrafi/

 

The post Maqedoni: Nuk ka prezencë të variantit britanik të COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy