Në kohën që në “Elbasan Arena” luhej derbi, në qendër të qytetit një grup tifozësh të Partizanit kanë dhunuar dhe shkatërruar disa biznese.
Përleshja me pronarët e bizneseve ka lënë disa persona të lënduar. Është dashur ardhja e ambulancave për të plagosurit, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Advertisement
Pas sherrit ndërhyri edhe policia, e shoqëroi disa prej tifozëve.
“Po shihnim sportin, nuk bëmë asgjë. 50-70 veta, ishin trimat e Partizanit. Nuk e kuptoj ore, po shikonim sportin edhe erdhën këta gangsterët”, rrëfeu Astrit Mahmuti, gjyqtar futbolli nga Elbasani.
Advertisement