Ngrënia e ushqimeve të fërguara mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të rënda të zemrës ose sulmit në tru, thonë studimet e reja, shkruan “CNN”.
Në krahasim me ata që hanë më së paku ushqime të fërguara, ata që hanë më shumë kishin rrezik 28% më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, dhe 37% rrezik më të lartë të infarktit, transmeton lajmi.net.
100 gram ushqime të fërguara në javë, rrisin për 3% mundësinë e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru, dhe 12% mundësinë e sulmit në zemër.
Arsyeja pse këto ushqime shkaktojnë këto probleme shëndetësore është sepse gjatë fërgimit ato absorbojnë vaj, duke i rritur kaloritë.
Gjithashtu problemi qëndron edhe tek vaji, sepse zakonisht këto janë yndyra të procesuara, që krijohen industrialisht. /Lajmi.net/