Kriza ekonomike që prodhoi Covid-19 rezultoi me një rënie të të ardhurave për frymë të shqiptarëve prej 300 dollarë, në vitin që lamë pas, krahasuar me 2019.
Duke ju referuar të dhënave kryesore makroekonomike të miratuara nga qeveria, ky tregues zbriti në 5068$ në vit. Kjo rënie ishte e rezultat i humbjes së vendeve të punës, por edhe uljes së pagave apo dhe rënies së dërgesave të emigrantëve.
Për ekspertët e ekonomisë reduktimi i të ardhurave ishte e pritshëm.
Është normale, pasi nëse flasim për rënie ekonomike me 5.5 apo 6 % e pritshme që edhe të ardhurat për frymë të bien. Është rezultat i krizës që preku ekonominë, e cila edhe për këtë vit rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë për arsye që tashmë dihen-thotë Ardian Civici, ekspert ekonomie.
Por sa i përket rikuperimit gjatë 2021, gjithçka do të varet nga disa faktorë, ku më kryesori është shfrytëzimi në kapacitet të plotë i të gjithë sektorëve të ekonomisë.
AdvertisementNëse flasim për biznese që po punojnë me 40- 70 % të kapacitete, kjo do të thotë shkurtim të vëndve të punës apo ulje të pagave. Nga ana tjetër hapja e vendeve të reja të punës lidhet ngushtë edhe me mënyrën se si do ti shpenzojë qeveria paratë që ka në dipozicin për investime. Por jo vetëm faktori i tretë është ai investimeve të huaja i cili është parë gjithmonë si një mundësi e mirë për të krijuara vende të reja pune. Por mbetet e vështirë për të patur të tilla investime gjatë këtij viti.
E gjithë kjo situatë do të kushtëzohet nga ecuria e vaksinimit, e cila është vendimtare në hapjen e ekonomisë dhe heqjen e kufizimeve jo vetëm brenda vendit, por edhe në shtetet me të cilët Shqipëria ka marrëdhëniet më të larta tregtare.