Java e 15 e Superligës/ Vllaznia udhëton në Ballsh për të ndjekur ëndërrën titull

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Java e 15 e Superligës/ Vllaznia udhëton në Ballsh për të ndjekur ëndërrën titull

Java e 15 e kategorisë superiore do të sjelle të tjera takime interesane. Vllaznia kryesuese udhëton në ballsh kur përballë do të ketë Bylisin, një skuadër modeste e cila si objektiv ka mbijetesën .

Mëngjesin e kësaj të marte, drejtori teknik Matko Djarmati  tha se cdo kundërshtari i kushtohet vëmendja maksimale ndonëse e quajti favorite skuadrën e tij

 

MATKO DJARMATI

Advertisement

DREJTORI TEKNIK I VLLAZNISË

 

” Këtu ku jemi, jemi me meritë dhe falë punës sonë. Do të bëjmë maksimumin çdo ndeshje. Çdo ekip që luan kundër Vllaznisë, tashmë jep më shumë në fushë, sepse luan kundër kryesuesve të kampionatit, në krahasim me një ndeshje normale. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me qetësi dhe punë. Presion nuk ka ndjerë asnjë deri tani.”

 

Advertisement

Drejtori bëri një koment edhe për merkaton e janarit për të cilën tha se po punojnë për afrime të tjera .

 

MATKO DJARMATI /  DREJTORI TEKNIK I VLLAZNISË

 

Advertisement

”Për momentin po presim Klodian Gjinon. Nuk ka mbërritur ende në Shkodër, do të vijë sot deri në fund të ditës. Është një mesfushor, lojtar i Kombëtares U-21, nuk ka qenë kalimtar, ka luajtur në 2 cikle, në eliminatoret për Europian dhe Botëror. Prezantimi do të bëhet kur të vijë në Shkodër.”

 

Në këtë takim rikthehet nga pezullimi kapiteni skuadrës Erdenis Gurishta i cili në prag të sfidës tha sekundërshtari meriton vlerësimin maksimal .

 

Advertisement

ERDENIS GURISHTA

KAPITENI I VLLAZNISË

 

”Nuk duhet parë klasifikimi, nuk është skuadra e sezonit të kaluar por Bylis është shumë agresiv në fushën e vet. Do jetë e vështirë, ata kanë në favor fushën që nuk ka nivel si e jona apo edhe ajo e Elbasanit. Të marrim masat dhe të shkojmë atje vetëm për tri pike”

Advertisement

 

Takim tjetër është ai mes Kastriotit dhe Teutës. Trajneri Edi Martini do të ketë në dispozicion gjithë skuadrën për të ruajtur vendin e dytë në klasfikim

 

EDI MARTINI

Advertisement

TRAJNERI I TEUTËS

 

”Do të jete një ndeshje si të gjitha të tjerat. Jemi përgatitur mirë dhe kam besim tek skuadra. Sa i përket titullit , kampionati është i gjatë akoma  ”

 

Advertisement

Ndërkohë ne ndeshjet e tjera të programuara për nesër, Laci pret Skënderbeun dhe Kukësi udhëton në Fier .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy