Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska nuk e dinte që komisioni i formuar me vendimin e saj në DSK shkatërroi pajisjet e përgjimit që përgjuan telefonatat e më shumë se 20.000 qytetarëve.
Jankulloska e tha këtë në seancën e sotme në rastin “Target-Fortesa”. Ajo i tha gjykatës se mësoi për shkatërrimin e pajisjeve vetëm kur PSP hapi hetim për rastin.
“Kam ardhur në një informacion të tillë kur PSP hapi rastin “Fortesa” që i referohet shkatërrimit të pajisjeve. Nga ky këndvështrim, duke parë dokumentet e shkruara, pa marrë parasysh deklaratat e dëshmitarëve, është e pamundur të njohësh se për çfarë saktësisht bëhet fjalë në atë procedurë ku pajisjet u shkatërruan”, tha Jankuloska.
Ajo shtoi se Komisioni dhe anëtarët e tij janë të detyruar të respektojnë standardet ligjore dhe se ata kishin përgjegjësi të madhe. Në këtë rast, ajo akuzohet për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit./Telegrafi/
The post Jankulloska konfirmon se nuk ka pasur njohuri për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit appeared first on Telegrafi.