Qeveria e kryeministrit hollandez Mark Rutte dha dorëheqjen pas skandalit me keqmenaxhimin e subvencioneve të kujdesit për fëmijët.
Vendimi erdhi pas një muaj hetimi parlamentar , ku u konstatua shperdorimi i subvencioneve nga zyrtaret.
Advertisement
Sipas mediave vendase, Rutte do t’i paraqesë mbretit dorëheqjen e kabinetit.
Kryeministri holandez në një deklaratë e përshkroi skandalin si të turpshëm.
Advertisement
Qeveria e Rutte do të qëndrojë në detyrë derisa të formohet një koalicion i ri pas zgjedhjeve të 17 marsit.