Zbulojet arsyeja pse disa sëmurën rëndë me Covid-19 dhe të tjerët e kalojnë pa e kuptuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulojet arsyeja pse disa sëmurën rëndë me Covid-19 dhe të tjerët e kalojnë pa e kuptuar

Dilema më e madhe e pandemisë dhe virusit që tashmë prej 1 viti ka bllokuar gjithë botën, është se pse disa prej njerëzve sëmurën në gjendje të rëndë dhe e kalojnë Covid-19 me vështirësi dhe pse disa të tjerë e kalojnë shumë lehtshëm ose edhe pa e kuptuar.
Studimet e bëra nga Universiteti Kinez i Hong Kongut zbuluan se njerëzit që vuanin rëndë nga Covid-19 kishin një përbërje mikrobiomi ndryshe, dhe më të ndjeshme. Gjithashtu sipas këtij studimi Mikrobioma e zorrëve të një personi mund të luajë një rol me rëndësi në luftimin e infeksionit të koronavirusit dhe parandalimin e simptomave të rënda të Covid-19.
Njerëzit me zorrë ‘të dobët’ apo të ndjeshme kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë simptoma të rënda të Covid-19, sepse mungesa e mikrobeve të shëndetshme e bën më të lehtë për virusin të infektojë qelizat në traktin tretës.
Ata analizuan të dhëna nga pacientë të sëmurë rëndë dhe jo, dhe zbuluan se pacientët e sëmurë rëndë nga Covid-19 kishin nivele më të ulëta të disa baktereve në zorrë të njohura si modifikues në përgjigjen imune të një personi.
Konkretisht bëhet fjalë për rritjen e disa baktereve, duke përfshirë Ruminococcus gnavus, Ruminococcus dhe Bacteroides dorei.
Ndërsa ulje të mikrobeve që dihet që ndihmojnë sistemin imunitar, duke përfshirë Faecalibacterium prausnitzii dhe Bifidobacterium bifidum.
Ndryshimet në përbërjen bakteriale qëndruan për të paktën një muaj pasi virusi largohet nga organizmi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy