8 humbje jete sot me COVID, zbulohen mbi 560 raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
8 humbje jete sot me COVID, zbulohen mbi 560 raste të reja

8 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 562 raste të reja me koronavirus, nga 2997 testime të kryera.  Nuk e kanë fituar betejën me COVID 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 172 raste në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandaë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 raste në Fier, Kamëz, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 raste në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë.”

 

Advertisement

Ndërkohë, janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

 

Advertisement

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14275

Fier       1805

Shkodër   1336

Advertisement

Durrës     1303

Lezhë    1003

Vlorë     1004

Korçë     902

Advertisement

Elbasan 901

Berat     811

Dibër     520

Gjirokastër 444

Advertisement

Kukës    402

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy