PD akuzon qeverinë për borxhin e ri 30 mln euro: U shkel Kushtetuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD akuzon qeverinë për borxhin e ri 30 mln euro: U shkel Kushtetuta

Partia demokratike akuzon qeverinë se ka shkelur Kushtetutën duke mos negociuar kushtet e borxhit.

 

Qeveria në largim e Edi Ramës ka treguar keto ditë një tjetër sjellje të papërgjegjshme në menaxhimin e keq të financave publike.Anullimi i projektit për Rehabilitimin e Lumit të Vlores, duke lënë në mes dhe të papërfunduar një investim të nisur prej kohësh, aq të nevojshëm për banorët e zonës, është tregues sesa pa plan, pa vizion dhe sa i dështuar është Edi Rama. Gjithashtu, është një rast i përsëritur që dëshmon se me Edi Ramën në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, por vetëm interesa personale të pushtetit.

 

Advertisement

Duke vepruar me arrogancë, qeveria në ikje ka shkelur kushtetutën. Pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit.

Kushtetuta dhe ligji detyrojnë qeverinë që për çdo marrëveshje të re borxhi, të marrin tek Presidenti i Republikës plotfuqinë per të negociuar.

Teliti shtoi se Rama nuk ka bërë asnjë negociate, qoftë edhe me Presidentin për marrjen e një borxhi të ri prej 30 milionë euro.

 

Advertisement

Kreu i shtetit ka bërë publik disa dokumenta që provojnë se kjo ndodhur, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, në një vend ku ligji dhe kushtetuta, institucionet e pavarura apo të drejtat e qytetarëve shkelen sipas nevojave të këtij pushteti të korruptuar. Edhe për një rast kaq flagrant, Edi Rama gënjeu. Ministrja e tij e Financave e nxori bllof, kur e përgënjeshtroi shefin e saj mashtrues dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata. Nuk ka patur negociata as per afatet kohore te borxhit, as per normat e interesit, pra për kostot e kesaj huaje 30 milioneshe, te cilat do te paguhen nga te gjithe ne, qytetaret e Shqiperise.Sa herë ka një interes personal, Edi Rama shkel ligjin dhe anashkalon çdo institucion që nuk e kontrollon dot, siç veproi edhe këtë radhë me Presidentin  dhe borxhin e ri 30 milionë euro.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy