Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar ditën e sotme sloganin që do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Sloganin e ka prezantuar Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami me anë të një njoftimi në Facebook.
Motoja e LDK-së për këto zgjedhje që përkojnë edhe me ditën ndërkombëtare të të dashuruarve është “Mbesim në Lidhje” së bashku edhe me një zemër të kuqe.
Ditën e djeshme Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se 14 shkurti do të jetë dita që do të mbahen zgjedhjet e përkohshme parlamentarë në Kosovë.
Advertisement