Kroacia është goditur nga një tjetër tërmet. Pas asaj me magnitudë 6.3 që shkaktoi dëme fatale, Kroacia është tronditur këtë të mërkurë nga një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter.
Lëkundja sizmike, e cila ishte me një thellësi 11 kilometër u regjistrua në juglindje të Zagrebit.
Kjo goditje u pasua nga paslëkundje. Momentalisht nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Advertisement