Pas dorëheqjes nga ministri i Jashtëm në detyrë, në daljen e fundit në krah të kryeministrit, Gent Cakaj si për t’iu përgjigjur zërave jo zyrtarë për mungesë komunikimi mes tij dhe Edi Ramës, e përkufizoi bashkëpunimin me të si nderin e jetës.
GENT CAKAJ
ISH-MINISTER I JASHTEM NE DETYRE
Advertisement
Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur, nuk kam fjalë të mjaftueshme ta falënderoj kryeministrin për këtë rrugëtim krejtësisht të posaçëm që përbën edhe nderin e jetës sime.
As Edi Rama nuk i kurseu lëvdatat për Gent Cakaj.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
AdvertisementKa pasur dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht.
Tanimë më i lehtësuar, pasi nuk i duhet të mbajë më edhe detyrën e ministrit të Jashtëm Edi Rama me Olta Xhaçkën në krye të diplomacisë shqiptare synon të njëjtin sukses në marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit vitin e ardhshëm.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Më vjen mirë që kemi pasua jo vetëm një dakordësi por edhe një qasje të përbashkët me Gentin në kushtet kur në këtë faze ka nevoje që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë, të përgatisim deri në fund sfidën e të qenit pjesë e tryezës së Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.
Advertisement
Nëse i dorëhequri Gent Cakaj, si arritje të dy viteve si ministër i Jashtëm në detyrë, veçoi forcimin e faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit, pasardhësja e tij, Olta Xhaçka si detyrë të parë përcaktoi:
OLTA XHAÇKA
AdvertisementMINISTRE E JASHTME
Askush nuk duhet të lihet i lënë pas dore dhe ndodhitë në konsullatën tonë në Selanik dhe ambasadën në Athinë jo vetëm që nuk duhet të përsëriten por unë do të krijoj një grup pune me ambasadorët me më shumë përvojë për të piketuar një sërë hapash të mëtejshëm për reformimin e shërbimit tonë konsullor.
Pak pasi kryeministri Edi Rama i dorëzoi detyrën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka ia kaloi mbrojtjen të rikthyerit në qeveri, Niko Peleshit.