Basha: Qeveria ime do zerojë tarifat e studimit për 90% të studentëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Qeveria ime do zerojë tarifat e studimit për 90% të studentëve

Kryetari Basha gjatë një takimi me gjimnazistë , maturantë akuzoi qeverinë se nuk mori asnjë mase në sistemin arsimor në kuadër të situatës së vështirë nga pandemia.

 

Propozuam një plan me 5 pika për menaxhimin e pandemisë.Një ndër hapat e planit tonë ishte menaxhimi i sistemit arsimor.Asnjë masë nuk u mor, 70% e shkollave pa ujë të rrjedhshëm. Një qeveri e përgjegjshme do të kishte testuar mësuesit, do të kishte mbrojtur nxënësit. Një qeveri e përgjegjshme do të kishte marrë masat për higjenën në shkolla.

 

Advertisement

Basha tha se prioritet i punës së tij janë pikërisht të rinjtë dhe jo 10 oligarkët.

Ai shtoi se qeveria që do të drejtojë pas zgjedhjeve te 25 prillit do të zerojë tarifat e studimit për 90% të studenteve.

 

 Ndërsa paguhen miliona dollarë për afera korruptive, shkollat shqiptare nuk kanë ujë të rrjedhshëm.Ekspertët më të mirë të arsimit do të zgjidhin metodën e konkurrimit, jo politika.Programi ynë për arsimin e lartë, asnjë i ri/e re pa studiuar për pamundësi ekonomike.Programi i arsimit, stimulim ekselencës, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit.Pjesë e programit, stimulimi i ekselencës sportive.Bursat e ekselencës do të përfshijnë edhe sportet.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy