
Aventura e dy vëllezerve nga Fier që tentuan të bëjnë serf në plazhin e Semanit, për pak sa nuk është mbyllur me një tragjedi.
Policia është njoftuar në orën 16:20, se dy shtetas të cilët duke bërë serf, kanë mbetur në mes të detit.
Advertisement
Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin serf, bëri të ditur policia.
Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore
Advertisement