Hungaria heq dorë nga vaksina ruse kundër COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hungaria heq dorë nga vaksina ruse kundër COVID

Hungaria me gjasë nuk do të përdorë vaksinën ruse për koronavirusin, për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, teksa kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me blerjen e vaksinave.

Orban kishte dërguar ekspertë në Rusi dhe Kinë për të monitoruar zhvillimin e vaksinave dhe Hungaria kishte marrë edhe një mostër të vaksinës ruse, Sputnik V.

“Ne e dimë që vaksina ruse është e mirë, por nuk ka doza të mjaftueshme dhe me gjasë nuk do të ketë, për shkak se ata kanë kapacitete të kufizuara të prodhimit”, tha të dielën Orban, gjatë një interviste për radion publike hungareze.

Për dallim nga Sputnik V, “vaksina kineze është më premtuese dhe duket se do të jetë e gatshme më shpejt në sasi të mëdha”, tha Orban.

Advertisement

“Idealja do të ishte nëse ju mund të zgjidhni nëse doni të vaksinoheni me ndonjërën nga vaksinat e prodhuara në Perëndim apo me vaksinë kineze”, tha ai.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Hungaria u bë shteti i parë evropian që pranoi një mostër të vaksinës ruse.

Ekspertët rusë dhe ata perëndimor kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me vaksinën, e cila nuk është miratuar për përdorim nga rregullatori evropian për barna.

Orban tha se nuk ishte i lumtur me dinamikën e blerjes së vaksinave nga BE-ja.

Advertisement

“Ka pasur produkte që më shpejt kanë qenë të qasshme në Kanada, Mbretëri të Bashkuar e Izrael sesa në BE”, tha ai.

Kritikat e fundit të Orbanit për BE-në, vijnë pasi javën e kaluar ai nuk u pajtua me qasjen e bllokut për nisjen e koordinuar të vaksinimit kundër koronavirusit.

Pasi Hungaria mori dozat e vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech më 26 dhjetor nisi menjëherë vaksinimin dhe jo siç ishin pajtuar vendet e BE-së, që fushata e vaksinimit të niste një ditë më pas, më 27 dhjetor./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy