Dita e diel do të nisë me mot të vranët e prej mesditës me intervale kthjellimesh kryesisht në qendër e lindje. Në zonën bregdetare dhe në veri mot përgjithësisht i vranët.
Reshjet e shiut, do të bëhen të pranishme të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar veçanërisht në bregdet. Pasdite, gradualisht reshjet do të humbasin intensitet dhe territor por do të mbeten të pranishme në ekstremin verior.
Në zonat malore reshje dëbore të dobëta, ndërsa në mbrëmje në alpe borë e dendur. Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore mesatare dhe e vrullshme në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 0°C deri në 10°C
zonat e ulëta 4°C deri në 16°C
zonat bregdetare 8°C deri në 17°C