Kufizime para hapjes së shkollave/ Në Francë e Greqi qeveritë shtojnë masat shtrënguese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kufizime para hapjes së shkollave/ Në Francë e Greqi qeveritë shtojnë masat shtrënguese

Disa vende europiane kanë vendosur të tjera masa kufizuese edhe pas festave me qëllim që të shkojnë drejt hapjes së sigurt të shkollave pas pushimeve dimërore. Këtë të shtunë në Francë hyn në fuqi fasha e re orare për shtetrrethimin, i cili do të fillojë nga ora 6 pasdite deri në 5 të mëngjesit. Por qytetarët shprehen se kjo masë mund ta përkeqësojë situatën e krizës shëndetësore.

“Për mua nuk bën sens që kufizimet të fillojnë qoftë në orën 8 apo në 6. Kjo do ti shtyjë njerëzit që të dynden në dyqane në të njëjtin orar dhe mendoj se nuk do të jetë efektive.”

Franca ka numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në Europën Perëndimore, deri më tani vendi ka zbatuar dy bllokime kombëtare. Këto masa u lehtësuan në mes të muajit dhjetor, por restorantet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 janar.

 

Advertisement

Edhe pse në këto kushte, më shumë se 2,500 njerëz janë kapur duke festuar vitin e ri, aktiviteti ishte planifikuar të zgjaste edhe në fundjavë dhe merrnin pjesë të rinj nga vende të ndryshme. Të pranishmit janë përplasur me policinë, duke i vënë flakën një makine dhe duke hedhur objekte ndaj oficerëve të rendit.

 

Ndërkohë në Greqi, qeveria vendosi një bllokim të vështirë që hyn në fuqi të dielën dhe do të vazhdojë për një javë me qëllim hapjen e shkollave në 11 Janar.

 

Advertisement

Të gjitha aktivitetet që ishin hapur para pushimeve do të jenë të mbyllura.

Ndërsa qeveria britanike ka vendosur të mbyllë të gjitha shkollat ​​fillore në Londër për dy javët e ardhshme për të parandaluar përhapjen e shpejtë të një varianti më infektues të virusit COVID-19.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy