
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërisht përmbytje në disa rrugë dhe kryqëzime në qytetin e Durrësit.
Reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë pasdites së sotme dhe menjëherë uji ka mbuluar akset rrugore në shëtitoren Taulantia, kryqëzimin e stadiumit, si dhe në lagjen 17 të qytetit.
Advertisement
Në disa prej këtyre rrugëve niveli i ujit u rrit me disa centimetra, madje deri sipër trotuareve.
Gjatë 4 ditëve të fundit rajoni i Durrësit është përfshirë nga një mot i keq i shoqëruar më së shumti me erëra të forta, ndersa sot me reshje të dendura shiu.
Advertisement