Stuhia pezullon lundrimin në Durrës e Vlorë, probleme edhe në Shkodër e Valbonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhia pezullon lundrimin në Durrës e Vlorë, probleme edhe në Shkodër e Valbonë

Moti i keq dhe era e fortë që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme të shumta në vend. Autoritetet portuale të Durrësit dhe ato të Vlorës prej dy ditësh nuk po lejojnë nisjen e trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas. Po ashtu edhe peshkarexhat dhe mjetet e tjera të lundrimit nuk janë lejuar që të dalin në det për shkak të dallgëve të mëdha.

 

Sipas autoriteteve, lundrimet e trageteve drejt Italisë pritet të fillojnë mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi pritet të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike.

 

Advertisement

Ndërkohë si rrjedhojë e erës së fortë në qytetin e Durrësit janë shkaktuar dëme të shumta përgjatë shëtitores Taulantia. Dëmtime pësoi dhe statuja e Redonit, pasi u shkëput një pjesë e veprës së artit.

 

Dëmtime nga kushtet e këqija atmosferike ka pasur dhe në qarkun e Shkodrës. Si pasojë e reshjeve të shiut rruga qafa e Thorës është bërë e pakalueshme ndërsa vazhdon rritja e nivelit të lumenjve në zonat e ulëta.Ndërkohë në njësinë administrative të Dajçit nuk ka pasur furnizim me energji elektrike si rrjedhojë e erës së fortë.

 

Advertisement

Probleme me energjinë ka pasur dhe në parkun kombëtar të Valbonës pasi nga reshjet e borës janë rrëzuar shtyllat elektrike.

 

Nga ana tjetër, OSHEE njofton se po ndërhyn për të riparuar defektet por dëbora dhe terreni i vështirë malor është bërë pengesë për grupet e punës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy