Vrasësit e Vajdin Lames mbeten në qeli/ Apeli lë në burg Shullazin, Rusin dhe Ymerin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasësit e Vajdin Lames mbeten në qeli/ Apeli lë në burg Shullazin, Rusin dhe Ymerin

Gjykata e Apelit kundër korrupsionit e krimit të organizuar ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin të cilët akuzohet si të përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, krime të ndodhur në vitin 2005.

Pak kohë  më parë për këto krime u arrestua në Kosovë edhe Indrit Taullau, ndërsa në Dubai u prangos Plarent Dervishaj. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.

Luftar Reçi, personi i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, ishte personi që hodhi dritë në zbardhjen e këtyre e ngjarjeve të renda. Pas dëshmisë së tij, SPAK rihapi dy dosjet e bujshme duke i bashkuar në një procedim të vetëm.

Në dëshminë e tij, Reçi tregoi takimin me Lul Berishën, takim i realizuar në një kazino tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë. Ai rrëfeu tha se Berisha i ka ofruar një marrëveshje për të vrarë Klodjan Saliun, në këmbim të kësaj marrëveshjeje, Lul Berisha do ti vriste hasmin e tij.

Advertisement

Një tjetër detaj tronditës që bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar përpara hetuesve ishte kërkesa e Lul Berisha në 2005-ën, që ti gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt. Bombën siç tregon ai e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain.

Lënda shpërthyese që u përdor në vrasjen e Lamajt ia ka dhënë Emiljano Shullazit. Prej shumë vitesh, hetimet për këto dy ngjarje ishin pezulluar pasi nuk ishin identifikuar autorët. Por dëshmia e Reçit hodhi dritë në këto dy krime mafioze.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy