Meta në Quo Vadis: Zgjedhjet e 25 prillit, kusht për çeljen e negociatave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta në Quo Vadis: Zgjedhjet e 25 prillit, kusht për çeljen e negociatave

Presidenti Meta i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus tha se kriza e Shqiperisë është një krizë e përgjithshme pasi kemi të bëjme me një krize të legjitimitetit të institucioneve.

 

  Sigurisht dihej që viti 2021, do të ishte një vit elektoral dhe shumë mirë që është një vit i tillë. Pasi kriza e Shqipërisë është një krizë e përgjithshme. Por, në radhë të parë është një krizë e legjitimitetit të institucioneve kryesore të vendit, po të kemi parasysh situatën e Parlamentit, ku opozita mungon.

Përveç se është një Parlament që formalisht ka 122 anëtarë, nga 140 që përcakton Kushtetuta.

Advertisement

 

Referuar këtyre, problematikave Meta deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit janë kusht edhe për celjen e negociatave.

 

Kemi edhe gjithë këto institucione të tjera që, mungojnë dhe në këtë drejtim dihet që zgjedhjet janë kusht kryesor i çeljes së negociatave në të ardhmen.

Advertisement

Pra, për të gjitha këto arsye shumë mirë që është një vit elektoral dhe të gjithë biem dakord që, për shumicën e qytetarëve, shqetësimi është se 25 Prilli u duket larg.

 

Por a ka një mesazh Presidenti i Republikës, për mazhorancën dhe opozitën në fund të këtij viti?

 

Advertisement

Nuk kam as për mazhorancën dhe as për opozitën. Por, padyshim që kam për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ju uroj që viti i ardhshëm 2021, të sjellë më shumë paqe dhe begati në familjet e tyre dhe në vendin tonë.

Të jetë  një vit i një fillimi, për një Shqipëri të vërtetë europiane, për një Shqipëri edhe më njerëzore edhe  më solidare. Unë, jam besimplotë, që ky vit do të jetë i tillë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy