
Ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, është liruar nga Gjykata e Tiranës. Malaj u arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur në zonën e Liqenit Artificial.
Arrestimi i Malajt u bë nga Policia e Tiranës, pasi me urdhër gjykate, Malaj e kishte të ndaluar t’i afrohej fëmijëve dhe ish-bashkëshortes. Gjykata ka vendosur si mase ndaj ish-gjyqtarit ‘detyrim paraqitje’.
Advertisement
Dy ditë më parë, Malaj u konfliktua për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.
Advertisement