
Sonila Bejtja duket se do të jetë anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur sot për të mbyllur proceduren për vendin vakant në këtë gjykatë që i takon Presidentit të Republikës.
Advertisement
Keshilli do të intervistojë kandidaten e vetme për këtë vakancë, Sonila Bejtja, do të hartojë raportin dhe do t’ia nisë atë Presidentit të Republikës.
Pritet që kryetari i shtetit Ilir Meta ta dekretoje pa vonesë Sonila Bejtjan, duke bërë që Gjykata Kushtetuese të ketë brenda këtij viti 7 anëtarë.
Advertisement
Pas zgjedhjes së Sonila Bejtjas, në Gjykatën Kushtetuese janë 3 anëtarë të zgjedhur nga Parlamenti, 3 nga presidenti dhe Vitore Tusha, pasardhësi i së cilës zgjidhet nga Gjykata e Lartë.
Advertisement