3 viktima nga sulmi me armë në SHBA, policia ndalon autorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
3 viktima nga sulmi me armë në SHBA, policia ndalon autorin

Tre të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një sulmi më armë zjarri në një salle bulling në  Illionis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së Shtunës, në atë që shefi i policisë së Rockfordit, Daniel O’Shea tha se kemi të bëjmë me një sulm të rastësishëm.

 

Një person i dyshuar si autori i vrasjes së tre personave dhe plagosjes së tre të tjerëve është shoqëruar në polici. Identiteti i tij apo të dhëna të tjerë për autorin e dyshuar nuk janë dhënë ende nga autoritetet policore.

 

Advertisement

Kur policët mbërritën në vendngjarje, tha O’Shea autori i dyshuar ndodhej në ndërtesë dhe asnjë nga forcat e policisë nuk hapi zjarr ndaj tij.

 

Mes viktima janë edhe dy adoleshentë, ndërkohë që të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital. Është ende e paqartë nëse viktimat janë punonjës apo klientë. Sipas policisë të shtënat me armë zjarri janë regjistruar si jashtë dhe brenda sallës së bulling.

 

Advertisement

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Rockfordit shkruan se mendimet dhe lutjet e tij dhe gjithë banorëve janë për familjet që humbën të dashurit e tyre.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy