Korçë, festat sfidojnë pandeminë/ Qyteti e fshatrat turistikë, plot me vizitorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korçë, festat sfidojnë pandeminë/ Qyteti e fshatrat turistikë, plot me vizitorë

Nëse ka një qytet kur atmosfera e festave ndihet si çdo vit tjetër, pavarësisht kufizimeve të pandemisë, ajo është pa dyshim Korça bashkë me fshatrat e saj turistikë.

Prej dy ditësh rrugët e qytetit por edhe hotelet janë mbushur plot me vizitorë. Madje as orari i ri i kufizimit nuk i stepi qytetarët që kishin prenotuar më herët në Korcë të festonin Krishtlindjen.

Festa e Krishtlindjes ishte festa që ishte në kapacitet 100% eëdhe pse kishte disa stepje nga klientët që vinin nga qytete të tjera për shkak të kufizimit të orarit të lëvizjes dhe frekuentimit të bareve.

Ka fluks të madh njerëzish dhe nuk mund të gjejnë vende të lira tek hotelet e tjera dhe qëndrojnë. Është një situatë në të gjithë vendin dhe janë të vetëdijshëm për këtë.

Advertisement

Prenotimet e shumta mbeten ende në fuqi edhe për natën e ndërrimit të viteve. Tashmë është gati e pamundur për të gjetur një dhomë të lirë në këtë qytet.

Pavarësisht se ka disa anulime, ndoshta tek 10-15 % të anulimeve, ato janë zëvendësuar me rezervime të reja. Edhe datat 30, 31 dhe 1 janar janë të gjitha të rezervuara.

Hoteli ynë është plot në datat 31 dhe 1 dhe dhoma të lira nuk mund të gjesh. Është plot.

Prej disa vitesh Korça është kthyer në qendrën e festimeve dimërore nga shqiptarët. Qyteti është mikpritës, tërheq me gatimet tradicionale, e fshatrat turistik përreth janë idealë për kaluar një fundjave ndryshe, larg zhurmës dhe monotonisë së kryeqytetit.

Advertisement

Por ndërsa atmosfera festive në Korçë vijon, policia gjobiti me nga 1 milionë lekë tre lokale që shkelën kufizimet e pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy