Qindra shtëpi të përmbytura në Britani, autoritetet paralajmërojnë banorët për rrezik për jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qindra shtëpi të përmbytura në Britani, autoritetet paralajmërojnë banorët për rrezik për jetën

Qindra familje janë detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në në Ditën e Krishtlindjes. Më shumë se 1.300 banorëve pranë lumit Great Ouse në North Bedfordshire ju kërkua që të gjenin strehim alternative ose të evakuohen nga forcat e emergjencës.

 

Sipas medias britanike “The Sun”, Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar se nivelit i ujit mbetet i lartë për shkak të shirave të dendur dhe sipas saj, reshjet pritet të vijojnë. Për këtë arsye, autoritetet thonë se ka ende rrezik për jetën për banorët dhe prandaj u kërkohet të marrin masa e të jenë të përgatitur.

 

Advertisement

Debbie Radford rrëfeu sesi ju desh të ndihmonte të atin për të zhvendosur sendet e tij nga kati i parë në katin e dytë.

 

“Rreth orës 11 më mori në telefon dhe më tha se ishte në telashe. Unë mora makinën dhe kishim vetëm një orë kohë për të lëvizur gjithçka nga shtëpia. Ne u përpoqëm të shpëtojmë lavatriçen, frigoriferin, qilima e mobilje. Një orë më vonë, uji filloi të rridhte përmes mureve.”

 

Advertisement

Qindra njerëz u evakuuan nga shtëpitë në Northampton, Norfolk dhe Suffolk për shkak të përmbytjeve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy