Deklarata e fortë e analistit Maliqi: Vetëvendosja po krijon model të ngjashëm me Vuçiçin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklarata e fortë e analistit Maliqi: Vetëvendosja po krijon model të ngjashëm me Vuçiçin!

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme. Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Agon Maliqi, përmes një lidhjeje Skype, u shpreh se Vetëvendosja, sipas tij, po krijon model të ngjashëm me Vuçiçin.

“Fryma që po mbizotëron tani për fitoren e sigurtë të Vetëvendosjes apo mundësia për një shumicë shumë të madhe, për mua si analist është edhe pak shqetësuese për një qeveisje të vetme të Vetëvendosjes. Menodj se ka nevojë për një balancë të pushteteve. Edhe në Shqipëri ndoshta pse ka dallime është e vetmja arsye pse ka një lloj dinamike dhe kundërshtie mes Presidencës dhe Kryeministrit.

Përshtypja ime, që kam krijuar është se me frymat e ndryshme në VV, ku është bërë një mish-mash, po krijohet një model i përafërt i Vuçiçit. Vuçiçi në Serbi të gjithë i ka mbledhur rreth vetes dhe e ka ndërtuar një lloj qasje sovraniste. Forcohet shteti, forcohet lideri, Kosova mund të ketë stabilitet më të madh politik, mirpo besoj unë, mund të shkkojë drej një autokracie të re, prandaj mendoj se do të ishte e nevojshme një farë lloj mobilizimi të opozitës, të krijojë fryma barazpeshe.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy