Elon Musk ka tentuar ta shesë Teslan tek kompania Apple

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ceo i kompanisë Tesla, Elon Musk zbuloi se në vitin 2017 ka tentuar të takojë drejtorin e Apple, Tim Cook, për ti propozuar që të blejë kompaninë e tij.

Musk tha se asokohe Tesla po përjetonte ditët e saj më të errëta dhe çmimi i propozuar ishte sa 1/10 e vlerës aktuale. Sipas Forbes vlera e kompanisë për vitin 2020 arrin në 640 miliardë dollarë.

Kjo deklaratë e Musk erdhi pas agjencia e lajmeve Reuters raportoi se gjiganti Apple është duke tentuar të zhvillojë një makinë autonome të pasagjerëve deri në vitin 2024.

Nëse kjo do të ndodhë, kompanitë Apple dhe Tesla do të jenë konkurentë të drejtpërdrejtë në biznesin e makinave pa shofer.

Advertisement

Musk e quajti vendimin e Apple të çuditshëm ndërsa gjiganti i teknologjisë ende nuk ka komentuar mbi çështjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy